Stuhia e borës “bllokon” verilindjen e SHBA-ve

Amerika

Stuhia e borës “bllokon” verilindjen e SHBA-ve

Më: 4 janar 2018 Në ora: 18:35
Ilustrim

Stuhia e borës, e njohur si "cikloni bombë", e shoqëruar nga erëra të forta dhe bora e madhe, e ka goditur sot pjesën verilindore të SHBA-ve, ku si pasojë shkollat dhe institucionet shtetërore janë të mbyllur, ndërsa një pjesë e trafikut është paralizuar.

Derisa paralajmërohet për rënie të temperaturave gjatë fundjavës, mijëra fluturime janë anuluar, kurse ekipet e pastrimit të borës dhe kamionët për shpërndarjen e kripës janë shtuar në një numër të madh në rrugë, raporton CNN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat