Një zjarr ka shpërthyer sot në Kullën e Trump në Manhattan të Nju Jorkut, njoftojnë mediat amerikane.
Zjarri shpërtheu pak para orës 07:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa presidenti Donald Trump nuk ishte në ndërtesë.
Shefi Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut, Roger Sakowich i tha NBC News se zjarri filloi në një njësi të ngrohjes.
Sipas medias amerikane, zjarri u raportua pasi agjentët e Shërbimit Sekret vunë re tymin.
Një burim policor i ka thënë për NBC News se nuk ka raporte fillestare për të lënduar.