Mattis: Bisedimet olimpike të mos e hedhin në hije çështjen e K. Veriore

Amerika

Mattis: Bisedimet olimpike të mos e hedhin në hije çështjen e K. Veriore

Më: 27 janar 2018 Në ora: 12:23
Jim Mattis

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, tha se bashkëpunimi olimpik ndërmjet Koresë Veriore dhe asaj Jugore, nuk duhet ta shmang komunitetin botëror nga qëllimi për ndaljen e programit të armatimit atomik të Koresë Veriore.

Sekretari Mattis, gjatë një fjalimi të mbrëmshëm i ka përshëndetur bisedimet e Seulit dhe Phenianit për Lojërat Olimpike, por theksoi se presioni diplomatik kundër Koresë Veriore do të vazhdoj dhe se lideri i këtij vendi, Kim Jong Un, duhet ta merr mesazhin se programet e tij atomike dhe raketore janë të papranueshme.

“Si dy vende që e duan paqen, Republika e Koresë dhe Amerika, i përshëndesin bisedimet për Lojërat Olimpike ndërmjet dy Koreve, por njëherësh mbeten fuqishëm në pozicionin për fushatën e presionit ekonomik ndërkombëtar për deatomizim të Gadishullit Korean”, tha Jim Mattis.

Këto komente zoti Mattis i ka bërë në fillim të bisedimeve me kolegun nga Koreja Jugore, Song Young-Moo, në selinë e Komandës së Paqësorit të Shteteve të Bashkuara në Havai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat