Arrestohet personi që i dërgoi pluhur të bardhë djalit të Presidentit Trump - Bota Sot
Arrestohet personi që i dërgoi pluhur të bardhë djalit të Presidentit Trump

Amerika

Arrestohet personi që i dërgoi pluhur të bardhë djalit të Presidentit Trump

Më: 2 mars 2018 Në ora: 19:12
Daniel Frisiello

Një amerikan i akuzuar se i ka dërguar me postë një zarf me pluhur të bardhë djalit të madh të Presidentit Donald Trump është arrestuar. Ai akuzohet se ka përdorur postën si mjet për të kërcënuar njerëzit.

Daniel Frisiello nga shteti i Masaçusetsit mendohet se i ka dërguar me postë zarfe me pluhur të bardhë dhe me letra kërcënuese 5 personave, mes tyre edhe djalit të Presidentit Trump.

Bashkëshortja e Donald Trump të riut, Vanessa, pasi hapi zarfin, u ankua për të përzjera dhe kollë dhe u çua menjëherë në spital.

Zarfi u analizua dhe doli se përmbante niseshte, por shoqërohej me një letër ku thuhej se ishte substancë e rrezikshme.

Avokati i Daniel Frisiellos tha se klienti i tij nuk do të pranojë fajësinë dhe se ai merr mjekime për një sëmundje të paidentifikuar./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test