Një polic i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar në SHBA - Bota Sot
Një polic i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar në SHBA

Amerika

Një polic i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar në SHBA

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:16
SHBA

Një oficer policor është vrarë dhe ty të tjerë kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e së martës nga të shtënat me armë zjarri që vinin nga brendësia e një shtëpie në Missouri të SHBA-së.

Një oficer policor është vrarë dhe ty të tjerë kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e së martës nga të shtënat me armë zjarri që vinin nga brendësia e një shtëpie në Missouri të SHBA-së.  

I dyshuari është gjetur i vdekur brenda shtëpisë.

Policia fillimisht pranoi një thirrje urgjente ku dëgjoheshin dy vajza duke kërkuar ndihmë, pastaj policia shkoi në vendin e ngjarjes për të intervenuar në këtë rast, mirëpo i dyshuari duke shtënë nga brenda shtëpisë, arriti që ta lë një polic të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar.

Dy oficerët e lënduar ende janë të pa identifikuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Njëri vuan nga lëndime të lehta, kurse tjetri nga lëndime relativisht të rënda.

Së paku 18 oficerë policor kanë vdekur në detyrë këtë vit në SHBA. Së paku 14 nga vdekjet janë shkaktuar nga armët e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test