Jep dorëheqje këshilltari i Trumpit për ekonominë - Bota Sot
Jep dorëheqje këshilltari i Trumpit për ekonominë

Amerika

Jep dorëheqje këshilltari i Trumpit për ekonominë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:02
Presidenti Trump dhe Gary Cohn

Këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Trump, Gary Cohn, pritet të largohet javën e ardhshme.  Cohn pati një konflikt me presidentin Trump, në lidhje me tarifat e importit të çelikut dhe aluminit.

Sipas ” The New York Times” Cohn është i fundit pjesëtar i profilit të lartë të skuadrës Trump, që jep dorëheqjen, pas një serie largimesh të këshilltarëve të tjerë. Donald Trump në një deklaratë, ka falënderuar Cohnin për shërbimin e tij dedikuar SHBA-ve. Ai tha se "Gary ka qenë këshilltari im kryesor ekonomik dhe ka bërë një punë të mrekullueshme.

Akoma nuk dihet se kush do të jetë drejtori i ri i Këshillit Kombëtar Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë". Sipas mediave Gary Cohn punoi në fshehtësi për të bindur Trump të tërhiqej nga vendimi për tarifat. Trump kuptoi gjithçka se çfarë po bënte këshilltari i tij dhe ky ishte shkaku i konfliktit mes tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test