Kritika që po i bëhet Shtëpisë së Bardhë për praktikantët

Amerika

Kritika që po i bëhet Shtëpisë së Bardhë për praktikantët

Më: 7 prill 2018 Në ora: 09:29
Praktikantët

Shtëpia e Bardhë ditët e fundit është duke u përballur me kritika të mëdha pasi në rrjete sociale u publikua fotografia e praktikantëve të pranverës së vitit 2018.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pozuar me 91 anëtarët e klasës që këtë vit përfunduan praktikën në shtëpinë më të rëndësishme në SHBA.

Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk vonuan aspak për ta kuptuar se çka nuk ishte në rregull me këtë pamje- mungesa e diversitetit në mesin e praktikantëve.

Kritikët po krahasojnë këtë fotografi me atë të praktikantëve të vitit 20015 në kohën kur president ishte Barack Obama. Ai grup ishte qartë me shumë diversitet.

Shtëpia e Bardhë nuk është përgjigjur në kërkesën e CNN-së për ta kuptuar se sa ishte numri i njerëzve me ngjyrë që aplikuan për këtë program.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat