Barbara Bush në gjendje jo të mirë shëndetësore - Bota Sot
Barbara Bush në gjendje jo të mirë shëndetësore

Amerika

Barbara Bush në gjendje jo të mirë shëndetësore

Më: 17 prill 2018 Në ora: 06:06
Barbara Bush

Barbara Bush, bashkëshorte dhe nënë e dy presidentëve amerikanë është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka nuk ka pranur të marrë trajtim të mëtejshëm mjekësor, por vetëm kujdes dhe qetësi.

Zyra e bashkëshortit të saj, ish presidentit George H. W. Bush tha se ish zonja e parë 92-vjeçare mori këtë vendim pasi ka qenë disa herë në spital kohët e fundit dhe pasi u konsultua me familjen dhe mjekët. Në deklaratë nuk jepeshin hollësi për trajtimin e saj, por thueht se është e rrethuar nga familjarët dhe se vlerëson mesazhet dashamirëse dhe lutjet e shumta që po merr nga njerëzit..

Barbara Bush, shpesh e njohur për komentet e saj të hapura dhe të drejtpërdrejta ishte Zonja e Parë e Amerikës nga vitet 1989 deri në 1993, kur bashkëshorti i saj ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara.Zoti Bush, edhe ai në gjendje jo të mirë shëndetësore vitet e fundit, është 93 vjeç.

Barbara Bush është gjithashtu nëna e ish presidentit Geroge W. Bush, presidentët të 43-të që Shteteve të Bashkuara dhe ish guvernatorit të Floridës, Jeb Bush. Barbara dhe George H. Bush u martuna në vitin 1945 dhe ata patën 6 fëmijë. Ata janë çifti presidencial me më tepër vite martese në historinë e SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test