Copperfield nuk është përgjegjës, shikuesi lëndoi veten

Amerika

Copperfield nuk është përgjegjës, shikuesi lëndoi veten

Më: 30 maj 2018 Në ora: 13:08
Magjistari i famshëm David Copperfield

Magjistari i famshëm David Copperfield ishte i pakujdesshëm, por ai nuk ishte përgjegjës për dëmtimin e britanikut Gavin Cox gjatë trikut, konfirmoi sot një gjykatë amerikane.

Gjykata në Nevada arriti në përfundim se Cox kishte lënduar veten gjatë kohës së zhdukjes së magjistarit të famshëm në Las Vegas, në vitin 2013.

Ndryshe, turisti britanik Gavin Cox (58) ka ngritur padi kundër David Copperfield, pasi ishte rrëzuar dhe lënduar derisa po merrte pjesë në trikun Lucky #13 në Las Vegas, në vitin 2013.

Ai ka lënduar krahët dhe pohon se vuan nga dhimbjet dhe lëndimi i trurit dhe se për shërim kishte shpenzuar mbi 400.000 dollarë.

Edhe pse avokatët e magjistarit 61-vjeçar pohuan se zbulimi i trikut do të dëmtojë financiarisht, një gjykatës i Las Vegasit urdhëroi magjistarin e famshëm të zbulojë trikun e tij.

Copperfield në trikun e tij, të cilin pa problem e kishte kryer me mijëra herë, bën që 13 shikues të zgjedhur në mënyrë të rastësishme "zhduken" pasi bie perdja në skenë për t'u shfaqur në pjesën e fundit të sallës.

Chris Kenner, producent ekzekutiv, zbuloi në gjykatë se shikuesit e zgjedhur, pas mbulimit të tyre, kalojnë nëpër pasazhe sekrete në skenë dhe vetë ndërtesa për t'u kthyer në derën e pasme. I pyetur nëse ai ishte fajtor për dëmtimin e Cox, Copperfield tha se kjo varet nga ajo që kishte ndodhur.

"Nëse do të kisha gabuar diçka, atëherë do të isha fajtor", tha magjistari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat