Deputetët norvegjezë kandiduan Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

Amerika

Deputetët norvegjezë kandiduan Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 22:08
Donald Trump

Dy deputetë norvegjezë e kandiduan presidentin amerikan, Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqe.

Veprimi i tyre vie pas takimit të mbajtur në Singapor mes presidentit të SHBA-së, Donal Trump dhe  udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Anëtarët e Partisë Progresiste Populiste norvegjeze, Kristian Tibring-Gedda dhe Per-Vili Amundsen, i thanë agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB, se “Tramp ka bërë një hap të madh dhe të rëndësishëm drejt çarmatimit, paqes dhe pajtimit midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat