Rrëzohet projekt-ligji për emigracionin

Amerika

Rrëzohet projekt-ligji për emigracionin

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 21:09
SHBA

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan hodhi poshtë me shumicë dërrmuese, një propozim për reformimin e politikave të imigracionit, pavarësisht një thirrjeje të minutës së fundit të Presidentit Donald Trump për të miratuar legjilacionin e propozuar.

Votimi i të mërkurës, me 301 vota kundër dhe 121 pro, pati një kundërshtim të qartë të demokratëve dhe një qëndrim të përçarë të republikanëve.

Javët e fundit autoritetet amerikane po mbajnë të ndarë nga prindërit e tyre mbi 2 mijë fëmijë dhe po ndjekin një proces të ngadaltë të ribashkimit të tyre, pak ditë pasi Presidenti Trump bëri një ndryshim të kësaj praktike, duke udhëzuar dhënien fund të ndarjes së familjeve në kufirin amerikan.

Të martën, si rezultat i një padie të ngritur nga Bashkimi Amerikan i Lirive Civile, gjykatësja Dana Sabraw e shtetit të Kalifornisë, urdhëroi qeverinë që të kthejë brenda 14 ditëve tek prindërit e tyre fëmijët e moshës nën 5 vjeç si dhe brenda 30 ditëve, minorenë mbi këtë moshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat