SHBA dhe Turqia me patrullime të përbashkëta në Siri

Amerika

SHBA dhe Turqia me patrullime të përbashkëta në Siri

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 18:35
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Jim Matisse

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Jim Matisse tha sot se pajisjet për patrullimet e përbashkëta të trupave turke dhe atyre amerikane në Sirinë veriore, kanë mbërri në bazën ushtarake në Turqi.

"Pajisjet e trajnimit u ulën në Indzirlik", u tha Matisse gazetarëve në Pentagon, duke folur për bazën strategjike ajrore në Turqinë jugore, e cila shfrytëzohet nga forcat amerikane.    

Ky njoftim vie pas një periudhe të ftohjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, pasi Turqia ka kërkuar nga SHBA-ja që ta ekstradojë klerikun Fetullah Gtlen, i cili akuzohet nga Turqia se qëndron prapa grusht-shtetit të dështuar i kryer në korrik të vitit 2016. Por, SHBA ka kundërshtuar mundësinë që Gylen të ekstradohet në Turqi, derisa shteti turk nuk ofron dëshmi bindëse se kleriku fetar qëndron prapa grusht-shtetit.

Po ashtu, Turqia e ka akuzuar SHBA-në se po i armatos kurdët në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat