Puerto Riko rrit në 2,975 numrin e viktimave si pasojë e Uraganit Maria

Amerika

Puerto Riko rrit në 2,975 numrin e viktimave si pasojë e Uraganit Maria

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 08:29
Pamje pas Uraganit Maria në Puerto Riko.

Zyrtarët në Puerto Riko tani kanë thënë se 2,975 persona kanë vdekur si pasojë e Uraganit Maria, stuhisë shkatërruese që pati përfshirë territorin e ishullit amerikan në shtator të vitit 2017.

Numri i viktimave tani është rritur rreth 50 herë më shumë sesa vlerësimet paraparake që tregonin për 64 viktima.

Guvernatori, Ricardo Rossello i ka “pranuar” të gjeturat e një hetimi të pavarur të shumëpritur.

Puerto Riko është përballur me rregullim të infrastrukturës dhe energjisë elektrike prej stuhisë, teksa tani është duke i kërkuar Kongresit amerikan fonde rreth 139 miliardë dollarë.

“Jam duke urdhëruar që të përditësohet numri zyrtar i vdekjeve në 2,975”, ka thënë guvernatori Rossello në një konferencë për media.

“Ndonëse ky është vetëm vlerësim, aty ka baza shkencore”, është shprehur ai.

Shtëpia e Bardhë ka thënë përmes një deklarate se, Qeveria federale ka mbështetur përpjekjet e guvernatorit për të siguruar “përgjegjësi të plotë dhe transperencë të viktimave” gjatë stuhisë së një viti më parë.

Të gjeturat e fundit, të pranuara nga autoritetet e ishullit janë publikuar në një raport të ekspertëve të Universitetit George Washington, me kërkesë të guvernatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat