Trump për priftërinjtë: Votoni ose do të ketë "dhunë"

Amerika

Trump për priftërinjtë: Votoni ose do të ketë "dhunë"

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 20:17
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp ka shtruar një darkë për zyrtarët e lartë të Kishës dhe klerin, duke paralajmëruar se do të kishte "dhunë" nëse republikanët humbën shumicën në Kongresin e SHBA-së.

Në audiencë ku dëgjuan mesazhin e Trumpit në këtë mbrëmje, morën pjesë rreth 100 zyrtarë të lartë të Kishës, si dhe përfaqësues të ndryshëm të grupeve të Kishës dhe anëtarë të mediave që përqendrohen në çështjet e kishave.

Presidenti amerikan beson se në rast të fitores, demokratët do të shkatërrojnë gjithçka që republikanët kanë bërë deri tani dhe se do ta bëjnë atë "shpejt dhe me dhunë".

Ai kërkoi që të dilet dhe të votohet në zgjedhjet e ardhshme për Kongresin e SHBA-së. Sipas mediave, Trump i tha audiencës se në këto zgjedhjet ata i ndan "nga humbja e gjithçkaje që kanë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat