Presidenti Trump vazhdon kritikat ndaj Prokurorit Sessions - Bota Sot
Presidenti Trump vazhdon kritikat ndaj Prokurorit Sessions

Amerika

Presidenti Trump vazhdon kritikat ndaj Prokurorit Sessions

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 23:06
Trump dhe Sessions

Presidenti amerikan Donald Trump nisi një sërë sulmesh të mërkurën ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, duke nënçmuar punën e zotit Sessions si zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në vend.

Në mesin e komenteve të tij të fundit për zotin Sessions, Trump u tha gazetarëve se ai nuk ka Prokuror të Përgjithshëm.

Një gazetar e pyeti zotin Sessions në lidhje me komentet e Presidentit Trump.

"Zoti Sessions a keni ndonjë koment rreth Presidentit që ju ka quajtur person në mungesë pa leje".

Prokurori Sessions injoroi gazetarët gjatë një vizite të mërkurën në një departament policie në Çikago për të parë se si një teknologji e financuar nga qeveria federale po ndihmon luftën kundër krimit në këtë qytet.

Por Sessions, senatori i parë amerikan që mbështeti kandidaturën e zotit Trump për President, nuk mund ta shmangë revoltimin që shpreh vazhdimisht Presidenti publikisht për vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm për t’u tërhequr nga mbikëqyrja e hetimeve të vazhdueshme mbi lidhjet e Rusisë me fushatën e zotit Trump dhe nëse Trump, në rolin e Presidentit ka penguar drejtësinë duke u përpjekur për të shmangur hetimin.

Zëvendësi i Prokurorit Sessions ka emëruar një prokuror të posaçëm për hetimin e këtyre çështjeve pavarësisht kundërshtimeve të Presidentit

Trump. Prokurori i posaçëm, Robert Mueller tani ka siguruar shpalljen fajtorë të disa nga ndihmësve kryesorë të zotit Trump, duke përfshirë edhe ish-menaxherin e fushatës së tij presidenciale, Paul Manafort, ndërkohë që ende po vazhdon të hetojë fushatën e zotit Trump dhe veprimet e tij si President.

Senatori republikan Lindsay Graham, i cili shpesh flet me Presidentin Trump, tha se ai mendon se shumë shpejt do të ketë një ndryshim në Departamentin e Drejtësisë, duke lënë të kuptohet se Sessions mund të largohet nga detyra./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test