Autoritetet shëndetësore të SHBA vlerësojnë se dimrin e kaluar, 80.000 amerikanë vdiqën nga gripi dhe komplikimet e mëvonshme, që është bilanci më vdekjeprurës në katër dekadat e fundit.
Drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), Robert Redfield, publikoi këtë informacion në një intervistë për Associated Press.
Në vitet e fundit, numri i vdekjeve që lidhen me gripin ka qenë ndërmjet 12,000 dhe 56,000.
Vjeshtën dhe dimrin e kaluar, SHBA ka kaluar nëpër sezonin më të keq të gripit që kur mbahet mend që rezultoi në përfundimin e më shumë njerëzve në spital dhe kishte më shumë vdekje, sidomos te fëmijët dhe të moshuarit.
CDC nuk ka numrin e saktë të njerëzve që vdesin nga gripi, pasi është një sëmundje kaq e zakonshme saqë jo të gjitha rastet raportohen dhe gripi ndonjëherë nuk përmendet si shkak i vdekjes, andaj, ekspertët përdorin modele statistikore për të bërë vlerësime.
CDC thotë se shifra prej 80,000 është paraprake dhe mund të rishikohet, por nuk pret që ajo të jetë më e ulët.
Komplikimet e gripit mund të marrin formën e pneumonisë, goditjes ose sulmit në zemër, sipas AP.