Trump bën thirrje për unitet pas arrestimit të dërguesit të pakove-bomba

Amerika

Trump bën thirrje për unitet pas arrestimit të dërguesit të pakove-bomba

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:59
SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është adresuar pak çaste më parë popullit amerikan pas arrestimit të burrit që dyshohet se ua dërgonte pakot-bomba kritikëve të Trumpit.

Ai ka thënë se amerikanët nuk duhet të lejojnë që "dhuna politike të rrënjoset në Amerikë".

Duke komentuar "aktet e fundit terroriste", Trumpi ka thënë: "Ne duhet t'ia dëshmojmë botës se jemi të bashkuar në dashuri dhe paqe dhe harmoni si qytetarë amerikanë".

Pako-bomba u janë dërguar së fundi kritikëve të njohur demokratë të presidencës së Trumpit.

Trumpi ka thënë se është i vendosur që aktet e tilla të ndalen. Ka thënë se do të bëjë çmos që të mos përsëriten aktet e tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat