Karvani me emigrantë vijon rrugën, të premten e ardhshme mbërrin në Meksiko

Amerika

Karvani me emigrantë vijon rrugën, të premten e ardhshme mbërrin në Meksiko

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 07:33
Karvani

Një karvan me njerëz nga Amerika Qendrore, të nisur për në Shtetet e Bashkuara pritet të arrijë në qytetin e Meksikos të premten e ardhshme, tha ambasadori i Hondurasit, në Meksikë gjatë ditës së djeshme.

Trump ka kërcënuar të mbyllë kufirin SHBA-Meksikë dhe të shkurtojë ndihmën në Amerikën Qendrore, për të ndalur karvanin e disa mijëra njerëzve. Zyrtarët e SH.B.A. kanë thënë se deri në 1000 trupa mund të dërgohen në kufirin jugor të SHBA-ve, për të parandaluar kalimin e migrantëve.

Qeveria e Meksikës ka thënë se më shumë se 1,700 njerëz në konvoj janë regjistruar për azil, ndërsa të tjerët janë kthyer në shtëpi. Vlerësimet për madhësinë e grupit ndryshojnë.

Alden Rivera, ambasadori i Hondurasit në Meksikë, i tha radios meksikane se karvani mund të arrinte në Qytetin e Meksikos deri të premten e ardhshme. Ai deklaroi një numër zyrtar prej 3.500 personash, duke vlerësuar se të paktën dy të tretat e tyre ishin hondurianë.

Karvani u nis nga Hondurasi pothuajse dy javë më parë dhe ka marrë në këmbë edhe persona të tjerë të Amerikës Qendrore, ndërsa Rivera tha se nuk ishte e qartë se cilën rrugë do të ndiqte në ditët në vijim.

Aleksandër Fernandez, një hondurian që udhëtonte në karvan, tha se njerëzit nisën të largoheshin nga qyteti i Pijijiapan rreth orës 3 të mëngjesit për në Arriaga, një qytet në perëndim të Chiapas. Ai tha se një ndalesë ishte planifikuar në qytetin Tonala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat