Konfirmohen 8 të vdekur nga të shtënat në SHBA

Amerika

Konfirmohen 8 të vdekur nga të shtënat në SHBA

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 17:34
SHBA

(E plotësuar) - Një person i armatosur ka hapur zjarr në një sinagogë në Pisttburgh të SHBA-ve, gjatë ceremonisë së lutjeve të së shtunës. Teksa qëllonte pa shënjestruar dikë në veçanti, thuhet se agresori thërriste: “Të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin.”

Agresori është arrestuar, por autoritetet nuk janë siguruar ende nëse ka qenë vetëm.

Janë konfirmuar 8 të vdekur deri tani. 4 të vrarë në katin e parë të sinagogës, 4 në bodrum. Tre policë janë raportuar të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me agresorin.

Presidenti Trump reagoi në Twitter. Ai u bëri thirrje banorëve të zonës në Pitsburg të Pensilvanisë të bëjnë kujdes derisa situata të jetë nën kontroll.

Universiteti Carnegie Mellon, që ndodhej pranë ngjarjes, nxitoi të mblidhte studentët e stafin në një zonë të sigurt urgjence.

***

Një sulmues ka hyrë në një sinagogë në qytetin Pitsburg të Pensilvanisë dhe ka hapur zjarr, ka thënë policia.

Epiket e emergjencës kanë arritur në sinagogën “Tree of Life”, raporton BBC.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se ka viktima.

“Jemi duke e vëzhguar situatën. Është e domosdoshme që fqinjët dhe komuniteti që gjendet përreth sinagogës Tree of Life të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Mos dilni jashtë”, ka thënë zëdhënësi Jason Lando.

Në kohën e sulmit në sinagogë, sipas një dhënave të publikuara në uebfaqen e kësaj sinagoge, ka qenë duke u zhvilluar një shërbim fetar.

Nga fotografitë e postuara në rrjetet sociale shihet një numër i shtuar i policisë në zonën afër sinagogës.

Departamenti për Siguri Publike i Pitsburgut ka shkruar në Twitter se “një sulmues aktiv” është raportuar se gjendet në zonë dhe u ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin zonën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkruar në Twitter se po përcjell situatën në Pensilvani, duke iu bërë thirrje njerëzve që të shmangin zonën Squirrel Hill.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat