Trump shton presionin ndaj Venezuelës, sanksione edhe ndaj arit

Amerika

Trump shton presionin ndaj Venezuelës, sanksione edhe ndaj arit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 06:45
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, shtoi presionin ekonomik nda presidentit të majtë të Venezuelës, Nicolas Maduro të enjten, me sanksione të reja që synonin ndërprerjen e eksporteve të arit të vendit amerikano-jugor.

“Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndaluar këdo në Shtetet e Bashkuara të merrej me subjekte dhe njerëz të përfshirë me shitjen e arit nga Venezuela”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Trump John Bolton në një fjalim në Miami.

“Regjimi i Maduros ka përdorur këtë sektor si një bastion për të financuar aktivitete të paligjshme, për të mbushur arkat e tij dhe për të mbështetur grupet kriminale”, tha Bolton.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare e bëri njoftimin si pjesë e një premtimi për të shtypur atë që ai e quajti “trojka e tiranisë” në hemisferën perëndimore, duke përmendur Kubën, Venezuelën dhe Nikaragua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat