Bisedimet për denuklearizimin, Koreja e Veriut shtyn takimin me Mike Pompeon - Bota Sot
Bisedimet për denuklearizimin, Koreja e Veriut shtyn takimin me Mike Pompeon

Amerika

E premte, 16 nëntor 2018

Bisedimet për denuklearizimin, Koreja e Veriut shtyn takimin me Mike Pompeon

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 06:20
Niki Haley

Zyrtarët e Koresë së Veriut shtynë një takim me Sekretarin Amerikane të Shtetit, Mike Pompeo, që ishte planifikuar për këtë javë dhe ku pritej të diskutohej mbi çështjen e denuklearizimit të gadishullit korean.

Lajmi u dha gjatë ditës së djeshme nga ambasadorja ende në detyrë e Shteteve të bashkuara të Amerikës, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Niki Haley.

“Koreja e Veriut tha se duhet ta shtynin patjetër takimin. Sekretari Pompeo ishte gati të shkonte. Ne vazhdojmë të qëndrojmë gati për të folur, por nuk mendoj se ka pasur ndonjë problem madhor. Unë kam biseduar me administratën dhe në thelb ajo që ne po e shikojmë është se ata e shtynë takimin, sepse ata nuk ishin të gatshëm për të biseduar”, tha Haley.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka udhëtuar disa herë drejt Koresë së veriut, për të vijuar negociatat e nisura gjatë takimit mes Trump dhe Kim Jong-un, për denuklearizimin e vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test