Trump thotë se nuk ka diskutuar "ndërhyrjen ruse" me Whitaker - Bota Sot
Trump thotë se nuk ka diskutuar "ndërhyrjen ruse" me Whitaker

Amerika

Trump thotë se nuk ka diskutuar "ndërhyrjen ruse" me Whitaker

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 22:22
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mohoi se ka diskutuar hetimin e ndërhyrjes së dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016 me Mathew Whitaker, përpara se ta emëronte atë prokuror të përgjithshëm, dy ditë më parë.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump po ashtu tha se nuk e përjashton mundësinë e një interviste me këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhje dhe bashkëpunimin e mundshëm midis fushatës së Trumpit dhe Moskës.

Whitaker ka bërë kritika publike ndaj hetimeve të Muellerit, ndërsa kritikët i kanë bërë thirrje atij që të tërhiqet nga mbikëqyrja e hetimeve.

Nën ish-prokurorin e përgjithshëm, Jeff Sessions, hetimet janë mbikëqyrur nga zëvendësprokurori i përgjithshëm, Rod Rosenstein.

Trump e cilësoi Whitaker si "njeri shumë të respektuar".

Whitaker ka qenë shef i stafit të Sessions përpara se Trump ta bënte atë prokuror të përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test