SHBA-ja janë plotësisht në dijeni të ekzistencës së qendrave të raketave balistike koreano-veriore të paraqitura si sekrete në një studim të fundit, theksoi sot Donald Trump.
”Këto informacione janë të pasakta, nuk ka asgjë të re, dhe asgjë nga e gjithë kjo nuk është e pazakontë’’, u shpreh me anë të një postimi në Twitter presidenti amerikan një ditë pas publikimit të këtij studimi nga ”Center for Strategic and International Studies’’ (CSIS), një qendër hulumtimi në Uashington e cila konfirmon të paktën 13 baza të padeklaruara nga Pheniani.