Vonesat e trenave në Britani zgjaten shkaku i gjetheve nëpër hekurudhë - Bota Sot
Vonesat e trenave në Britani zgjaten shkaku i gjetheve nëpër hekurudhë

Evropë

Vonesat e trenave në Britani zgjaten shkaku i gjetheve nëpër hekurudhë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Vonesat e trenave vazhdojnë të jenë problemi kryesor i udhëtarëve në Britani të Madhe, duke u falënderuar gjetheve nëpër binarë.

Në një hulumtim të Departamentit të Transportit thuhet se që prej vitit 2010 numri i incidenteve të trenave është shtuar për dy të tretat.

Zyrtarët e këtij Departamenti kanë thënë se kompania përgjegjëse ka dështuar të mirëmbajë 20 mijë milje hekurudhë.

Ky raporton thekson se kontrolli për drunj dhe gjethe nëpër hekurudha ka shënuar rënie në dekadën e fundit.

Në vitin 2009-2010, kishte 11 mijë e 500 raste kur drunjtë kanë rënë në binarë. The Times raporton se gjatë periudhës 2017-2018 kishte gati 19 mijë raste të tilla.

Vitin e kaluar, më shumë se 1750 trena janë anuluar shkaku i drunjve nëpër hekurudha.

Llogaritet se 50 milionë gjethe bien në hekurudha çdo vjeshtë. Këto gjethe kanë shkaktuar 3261 orë vonesa në vitin e kaluar. Operatorët kanë raportuar se muajin e kaluar janë dëmtuar rrotat e trenave duke i lënë jashtë servisit për një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...