Për shkak të tensioneve në Ukrainë, Trump anulon takimin me Putinin

Amerika

Për shkak të tensioneve në Ukrainë, Trump anulon takimin me Putinin

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 18:06
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar takimin me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për shkak të thellimit të tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ukraina dhe Rusia janë përfshirë në një incident ushtarak, pasi që forcat ruse të sigurisë i kanë sulmuar dhe rrëmbyer tre anije ushtarake të Ukrainës në Detin e Zi, shkruan Euronews.

“Duke u bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk janë kthyer nga Rusia në Ukrainë, kam vendosur se do të ishte më mirë për të gjitha palët e interesuara që të anulohet takimi i caktuar më parë…”, ka shkruar Presidenti Trump në llogarinë e tij të Twitter.

“Pres me padurim një samit kuptimplotë me Putinin, sapo të zgjidhet kjo situatë!” ka shtuar ai.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për ta lexuar shkrimin e plotë të Presidentit amerikan në Twitter

Për t’u informuar më shumë rreth thellimit të tensioneve midis Ukrainës dhe Rusisë, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Poroshenko kërkon ndihmën e NATO-s: Putin dëshiron ta aneksojë të gjithë Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat