Obama pas vdekjes së Bushit: Zemrat na u lënduan por janë të mbushura me mirënjohje

Amerika

Obama pas vdekjes së Bushit: Zemrat na u lënduan por janë të mbushura me mirënjohje

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 08:51
George H.W. Bush dhe Barack Obama

Familja Obama ka lëshuar një deklaratë pas vdekjes së ish-Presidentit amerikan George H.W. Bush.

Familja thotë se SHBA-të kanë humbur një patriot.

Deklarata shton: “Derisa zemrat tona janë të lënduara sot, ato janë gjithashtu të mbushura me mirënjohje”.

“Jeta e George H.W. Bush është një testament për nocionin se shërbimi public është një thirrje fisnike dhe e gëzueshme”.

“Ai bëri mrekulli gjatë udhëtimit të tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat