Trump: Nëse nuk ka pakt me Kinën, unë jam "Njeriu i Tarifave" - Bota Sot
Trump: Nëse nuk ka pakt me Kinën, unë jam "Njeriu i Tarifave"

Amerika

Trump: Nëse nuk ka pakt me Kinën, unë jam "Njeriu i Tarifave"

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 23:45
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se nëse ka mundësi, do të arrihet një marrëveshje me Kinën, mirëpo në rast se të dyja palët nuk mund të zgjidhin konfliktet e tyre, ai do të rikthejë tarifat.

Trump ka thënë se ekipi i tij i këshilltarëve për tregti dhe Përfaqësuesi amerikan për Tregti, Robert Lighthizer, do të vlerësojnë nëse një “marrëveshje e vërtetë” me Kinën është e mundshme.

“Nëse është e mundshme, do të realizohet”, ka thënë Trump në një postim në Twitter.

“Por nëse jo, mos harroni, unë jam Njeriu i Tarifave”.

Presidenti republikan ka përmendur mundësinë e zgjatjes së armëpushimit 90-ditor për tregti, për të cilin është pajtuar ai edhe presidenti kinez, Xi Jinping gjatë vikendit.

“Negociatat me Kinën tashmë kanë filluar. Nëse nuk vazhdojnë, masa 90 ditore do të përfundojë pas një darke fantastike dhe takimit të ngrohtë me presidentin Xi në Argjentinë”, ka thënë Trump në Twitter.

Të dy presidentët janë pajtuar për arritjen e një armëpushimi në luftën tregtare që ka prekur produkte në vlerë të miliarda dollarëve.

Presidenti amerikan pati arsyetuar aplikimin e masave të tilla ndaj Kinës me ato që i ka cilësuar si “praktika të padrejta tregtare të këtij shteti” ndaj ekonomisë amerikane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test