Princi Leka, nderohet nga Senati i shtetit të Nju Jorkut, me Proklamat - Bota Sot
Princi Leka, nderohet nga Senati i shtetit të Nju Jorkut, me Proklamat

Amerika

Princi Leka, nderohet nga Senati i shtetit të Nju Jorkut, me Proklamat

Nga: Beqir SINA, New York Më: 8 maj 2017 Në ora: 19:09
Princi Leka II, i cili ndodhet këto ditë në SHBA, për një vizitë zyrtare,me iniciativën e Senatorit republikan Marty Golden, një mik i madh i shqiptarëve, ky, dhe, një ndër senatorët më me ndikim në Senatin e shtetit të Nju Jorkut,- Albany, nderohet sot me një Proklamat nga Senati i Nju-Jorkut, për rolin dhe kontributin e Mbretërisë shqiptare, në lidhjen e tyre historike të miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Shqipërisë, e të gjithë shqiptarëve.

Çiftit mbretëror shqiptarë, Princit Leka dhe Princeshë Elias iu bë një pritje me të vërtet bukur në qytetin e New Yorkut, nga rinia shqiptare, dhe disa veprimtarë të komunitetit shqiptarë në zonën e Tri-Shtetshit, grupet artistike e pritën me këngë e valle popullore shqiptare.

Princi Leka II, i cili ndodhet këto ditë në SHBA, për një vizitë zyrtare, nga burime të sigurta mësohet se iniciativën e Senatorit republikan Marty Golden, një mik i madh i shqiptarëve, ky, dhe, një ndër senatorët më me ndikim në Senatin e shtetit të Nju Jorkut,- Albany,  nderohet sot me një Proklamat nga Senati i Nju-Jorkut, për rolin dhe kontributin e Mbretërisë shqiptare, në lidhjen e tyre historike të miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Shqipërisë, e të gjithë shqiptarëve. 

Gjatë vizitës në Albany , Princi Leka II, thuhet se do të zhvilloi edhe disa takime të veçanta me Senatorë , dhe, miq të komunitetit shqiptarë në Senat dhe Asamblenë e Nju Jorkut.

Ai pritet gjithashtu neser të mbajë një fjalim në prani të të gjithë anëtarëve të Senatit, ku Princi Leka, do të shpreh në emrin tij dhe të popullit shqiptar, mirënjohje dhe falënderimet për mbështetjen që SHBA i kan dhënë Shqipërisë dhe Kosovës për lirnë e saj dhe pavarësinë.

Gjithashtu, simbas disa burimeve konfindeciale të afërta këto me Princin Leka II, ai ligjerojë këto ditë në një nga universitet amerikane, si dhe është takuar edhe me disa personalitetet e New Yorkut, zyrtar të lart të shtetit, këta, si dhe lider dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit.

Image
Pritjes së djeshme në në katin e 12-të, të gradacieles “Dream Downtown, PH-D”, me një pjesëmmarje mjaft simbolike, me Princin Leka II dhe Princeshën Elia Zaharia, i janë bashkëngjitur edhe një numër shqiptarësh të zonës së Tri-Shteshit , nga të gjitha trojet shqiptare.

Ndërkohë, i ndodhur në New York, Princi Leka II , dje pasdite së bashku me Princeshë Elia, ai ka marrë pjesë në një pritje “Gala - Black Tie”, e organizuar kjo nga organizata Rrënjët Shqiptare, me President zotin Marko Kepi, në njërën prej mjediseve më luksoze të New Yorkut, në katin e 12-të, të gardaciles “Dream Downtown, PH-D”, i cili është projektuar të jetë penthouse e fundit me pamje të pashembullt të qytetit të Nju Jorkut.

Pritjes së djeshme në në katin e 12-të, të gradacieles  “Dream Downtown, PH-D”, me një pjesëmmarje mjaft simbolike, me Princin Leka II dhe Princeshën Elia Zaharia, i janë bashkëngjitur edhe një numër shqiptarësh të zonës së Tri-Shteshit , nga të gjitha trojet shqiptare.

Ata ishin veprimtarë të dalluar të komunitetit, si dhe disa udhëheqës shoqatash e organizatave të komunitetit shqiptarë, që u bënë së bashku me grupe të rinjësh e të reja, studentë nga shkollat e larta amerikane, biznesmen, afaristë dhe pjestar të komunitetit që kan bërë histori suksesi në SHBA.

Mikëpritësi, zoti Marko Kepi, duke i uruar mirëseardhjen Çiftit mbretëror shqiptarë Princit Leka II dhe Princeshës Elia Zaharia, tha se :” Sot, Organizata jonë Rrënjët Shqiptare, ka nderin e përvelegjin e saj, të presë me këtë pritje të ngrohtë, dhe mjaft miqësore, Princin dhe Princeshen e Shqiptarve, të cilët prej disa ditëve ndodhen për vizitë në New York!”

Ndërkohë, i entuziasmuar nga pritja e bukur e shqiptarëve Princi Leka, tha se ishte shumë i nderuar që jam në mesin tuaj këtu në New York, për t’u bashkuar në ftesën tuaj, e organizuar nga Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare, me rininë shqiptare në Amerikë, dhe veprimtarët të dalluar të komunitetit shqiptarë, si dhe prezencen e diplomatëve të, të dy vendeve tona Shqipërisë dhe Kosovës, Ambasdoren Besiana Kadare dhe konsullin Fatmir Zajmi.

Image
Pjesëmarrësit, sot kanë filluar të botojnë njeri pas tjetrit në rrejtin social Facebook e Instagram, disa prej fotografive të marra nga takimet me çiftin mbretërorë shqiptarë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës , u shpreh Princi Leka, janë simboli i demokracisë - vendi që është i gatshëm të bëjë gjithëçka për lirinë e demokracinë në mbarë botën. Kurse, Shqiptarët e Amerikës, janë të përveligjuar që jetojnë në këtë vend të madh, që është mik dhe aleat i shqiptarëve-  Një vend ky, ku shqiptarët e Amerikës, janë sot më se të integruar në shoqërinë amerikane, të suksesshëm dhe janë duke bërë gjithëçka, për vendin e tyre, kombin shqiptarë,  Shqipërinë, Kosovën, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe Çamëri. Por, që shqiptarët e Amerikës, duhen të jenë edhe më aktivë për çështjen shqiptare, kudo ashtu si keni qenë për dekada me rradhë, duke dhën edhe ju kontributin tuaj të paçmuar për lirinë, demokracinë dhe më shumë të drejta për shqiptarët në trojet e tyre etnike”

Bora Balaj - Dizajneria e njohur kosovare nga agjencioni “Bora Fashion” dhe Grupi i vallëtarve Rozafa nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze", pranë Kishës Katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” me Koreografe Agjelina Nika, në prezencën e shumë bashkatdhetarëve dhe personaliteteve të njohura u paraqitën në këtë pritje Gala, para Çifiti mbretërorë shqiptarë,  Princit Leka II dhe Princeshës Elia Zaharia, me një kolazh mjaft të bukur, të veshjeve të mrekullueshme nga trevat tona, ku ishin të gërshetuara disa nga elementët kultuorë nga traditat shqiptare, dhe me kete rast duke shfaqur veshjen dhe artin kulturor , kcimin e valles së brilantë të Tropojes .

Ndërkohë, ka qenë vajza e Bora Balaj - Era Balaj, ajo që e ka mrekulluar Çiftin mbretëror shqiptarë me këngën arbëreshe "Moj e bukura more", e cila është duartrokitur gjatë interpetimit ,  me ritëm nga Princi Leka dhe Princesha Elia....

Pjesëmarrësit, sot kanë filluar të botojnë njeri pas tjetrit në rrejtin social Facebook e Instagram, disa prej fotografive të marra nga takimet me çiftin mbretërorë shqiptarë . 

Gjatë turit të tyre në New York, Çifti Mbretëror Shqiptarë, vazhdoi vizitat e tij edhe qendrën World Trade Center dhe Muzeumin e 11 Shtatorit dhe disa qendra të tjera të rëndësishme muzeale të qytetit të New Yorkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...