Artistët Barbara dhe Destan Gashi hapin atelienë  për vizitorët 

Art

Artistët Barbara dhe Destan Gashi hapin atelienë  për vizitorët 

Nga: Ajete Zogaj Më: 15 tetor 2021 Në ora: 06:13
Barbara Gashi

Si në çdo vjeshtë, edhe këtë vit, çifti i artistëve Gashi, Destan dhe Barbara Gashi, në kuadrin e „Ditëve të atelieve të hapura në Austri të Epërme” për dy ditë do të hapin atelienë e tyre afër Vjenës.

Për dy ditë sa do të qëndrojë  e hapur atelieja e artistëve Gashi, artdashësit do të kenë mundësinë  të shohin dhe të shijojnë bukuritë e artit të tyre të ‘skalitur’ bukur  në guri nga dora e maestros Destan Gashi, dhe nga bukuritë e pikturave të bukura të artistes Barbara Gashi. 

Mbase, në këtë atelie, artdashësit më mirë se askund tjetër do të mund të kuptojnë  ‘magjinë’ e artit dhe zanatin e artistit.

Veç skulpturave të realizuara të maestros Destan Gashi, në ekspozitë do të prezantohen edhe mjetet e punës (daltat) me të cilat mrekullisht janë realizuar skulpturat  nga lloj- lloj mermerësh të çmuara.

Në një bashkëbisedim me Barbarën (me email), ajo shpjegon për lexuesit e gazetës edhe përmbajtën e punimeve që do të ekspozohen.

Skulpturat janë të skalitura nga mermeri i bardhë nga Karrara e  Italisë, nga mermeri gri dhe i errtë nga Wachau i Austrisë, nga mermeri nga Hartenstein i cili është i bardhë por i ‘ngjyrosur’ nga natyra  me vija gri dhe ka skulptura nga mermeri i kuq nga Kosova.

Formë-dhënia, drita e hija luajnë rolet kryesore të skulpturat nga mermeri i bardhë nga Karrara,  ndërsa te mermeri me ngjyra të ndryshme, skulptori shfrytëzon dhe ndjekë  lëvizjen e ngjyrave dhe të  strukturave  të  gurit, duke  krijuar kështu vepra shumë të veçanta.

Në ketë mënyrë çdo skulpturë mbetet unikate, duke e bërë  shikuesin të mendojë dhe ta shtyjë  të prekë materialin e figurave të nxjerra aq bukur nga dora dhe daltat e maestros Gashi.

Në atelienë e artistëve Gashi do të jenë të ekspozuara rreth 20 skulptura  të mëdha për kopshtet por edhe të vogla, të cilat përshtatën për shtëpi ose banesë, e që mund të jenë zbukuruese të mrekullueshme ambienti.

Barbara Gashi, e cila ka studiuar së bashku me Destanin në Akademin të Arteve në Bruksel në vitet e ’80-ta, do të ekspozojë disa piktura.

Kryesisht do të jenë  vepra me forma të mëdha të cilat  krijojnë një ambjent të gëzueshëm.

Tema e preferuar e saj në art është uji, por kësaj radhe  ajo  do të ekspozojë edhe disa piktura abstrakte.

Me stilin e saj të veçantë e original, me shumë freski dhe natyrshmëri, me figurativitet dhe modernizëm ( që shprehë  të qeshurën dhe humorin ),  si dhe ngjyrat shumë shprehëse ia arrin që ta tërheqë shikuesin në botën e saj të pikturës. Mjeti i saj i preferuar është vaji mbi lin.

Ateliea do të jetë e hapur për vizitorët:

E shtunë 16 Tetor prej orës 14:00 – 18:00 dhe

E diel 17 Tetor prej orës 10:00 – 18:00

Adresa: Skulpturenatelier Gashi, Ostbahnstraße 26, 2325 Himberg (afër Vjenës) Austri

https://www.skulpturenatelier-gashi.at/informatashqipseite.htm

Destan Gashi

1952 -  lindur në Zoqishtë, Anadrini, Republika e Kosovës

1971-75  Kreu Shkollën  e Artit në Pejë, Republika e Kosovës, diplomoi më 1975

1975-78  Studioi pikturë në Academie des Beaux Arts, Bruksel, diplomoi  1981-85 Studioi skulpturë në Academie des Beaux Arts, Bruksel.

Prej vitit 1987 Destan Gashi jeton e punon në Vjenë

Dekorata dhe çmime

1985  Prix d´Excellence de la Ville de Bruxelles

Prix de Doutrelon de Try  

Medajle nga qyteti Bruksel

2015 Shpallet  Piktori i Vitit në Kosovë, Çmimi  Pegas

Që nga viti 1985 ka hapur ekspozita të shumta në galeri të ndryshme, kështjella, kopshte dhe muze brenda dhe jashtë vendit. Shumë vepra të tij gjenden në hapësira publike dhe koleksione private në Belgjikë, Hollandë, Itali, Austri, SHBA, Spanjë dhe Gjermani.

Disa prej ekspozitave:

Etnofest, Kukaj, Kosovë; Ambasada E Republikës Së Kosovës, Vjenë; Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, Kosovë; Teatri  Migjeni, Shkodër, Shqipëri; Kunstraum Wohlleb, Vjenë; Galerie Altesse, Lihtenshtajn; Kopshti Botanik, Grac; Kështjella Gabelhofen, Shtajermark, Austri; Kunsthaus Rust, Rust, Austri; Banka Baëag, Vjenë; Artefakt, Palais Ferstel, Vjenë; Kështjella Concordia, Vjenë; Galerie Zu Ebener Erde Und Im Ersten Stock, Korneuburg, Austri; Galerie Plos, Sooss, Austri; Bashkia E Brukselit, Belgjikë; Museum „Alice Et David Van Buuren“, Bruksel, Belgjikë;

Barbara Gashi

U lind në vitin 1963 në Vjenë.

Në  verën e vitit 1981 në Venecia  njohu piktorin  Destan Gashi dhe së bashku me të shkoi në Bruksel.

Gjatë kohës që ai po kryente studimet e tij për pikturë, e mrekulluar nga atmosfera artistike në Akademi, në vitin 1982  filloi të studioj edhe vetë pikturën për t’i mbaruar studimet me sukses në vitin 1987 në Academie des Beaux-Arts, Bruksel

Që nga viti 1987 jeton dhe punon si artiste e pavarur në Vjenë.   

 Ka hapur shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit. Shumë vepra të saj ndodhen nëpër koleksione private në Austri, Itali dhe Gjermani, blerje prej Bankës BAWAG në Vjenë.

Një listë e shkurtër e ekspozitave: Etnofest, Kukaj, Kosovë; Ambasada E Republikës Së Kosovës, Vjenë , Austri; Kunstraum Wohlleb, Vjenë; Biblioteka Kombëtare, Prishtinë; Teatri  Migjeni, Shkodrër , Shqipëri; Galerie Altesse , Li; Kështjella Gabelhofen, Shtajermark, Austri; Galerie Im Kulturhof, Breitenbrunn; Wifi, Wien; Hotel Mariver, Jesolo, It; Bawag Wien; Kështjella Concordia, Vjenë; Galerie Plos, Sooss; Städtische Bücherei, Vjenë; Galerie 22,Vjenë; Galerie Bortier, Bruksel, Be, Etj.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat