Sylejmani: Seminari ndërkombëtar shumë domethënës!

Atletika

Sylejmani: Seminari ndërkombëtar shumë domethënës!

Nga: K. G. Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:33
Sylejmani: Seminari ndërkombëtar shumë domethënës!

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani,  tha se në Prishtinë po mbahet seminari ndërkombëtar në atletikë dhe është shumë domethënës. Sylejmani e vlerësoi lartë seminarin, në të cilën po ligjëron turku Mehmet Can Korkmazoglu.

Ai po ligjëron për rregullat e përgjithshme, kërcimet horizontale, vertikale, disiplinat e shtigjeve, disiplinat e hedhjeve, disiplinat shumëgarëshe, garat në arenat e mbyllura, garat e kroseve, malore dhe të shtigjeve të ndryshme. Një seminar interesant por dhe pjesëmarrësit nga klubet e ndryshme kanë mësuar shumë gjëra të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat