A do të marrin pjesë serbët e Serbisë në maratonën e Prishtinës, përgjigjet Sylejmani - Bota Sot
A do të marrin pjesë serbët e Serbisë në maratonën e Prishtinës, përgjigjet Sylejmani

Atletika

A do të marrin pjesë serbët e Serbisë në maratonën e Prishtinës, përgjigjet Sylejmani

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2019 Në ora: 12:16
A do të marrin pjesë serb e Serbisë në maratonën e Prishtinës, përgjigjet Sylejmani

Gjithçka është e gatshme për gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2019” në atletikë, e 19-ta me radhë apo prej garave më të mëdha që organizohet në shtetin e Kosovës. Në pyetjen drejtuar Halil Sylejmanit, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës, se ka informata se do të marrin pjesë edhe atletë nga Serbia në gjysmëmaratonën e Prishtinës?

Ai ka thënë se ftesë speciale nuk i kanë bërë Federatës Atletike të Serbisë, por kanë bërë thirrje globale për të marr pjesë në garën e madhe në Prishtinë përkatësisht gjysmëmaratonën Prishtina 2019. Sipas tij, kush do që merr pjesë është i mirëseardhur dhe aq me tepër edhe serbët nga Serbia, sepse është një tregues se ata e njohin shtetin e Kosovës. Gjysmëmaratona ka moton për paqe dhe tolerancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...