E detyruan të marrë mjekim, Semenya merr vendimin për të ardhmen - Bota Sot
E detyruan të marrë mjekim, Semenya merr vendimin për të ardhmen

Atletika

E detyruan të marrë mjekim, Semenya merr vendimin për të ardhmen

Më: 22 maj 2019 Në ora: 20:47
Caster Semenya

Atletja afrikano-jugore Caster Semenya, kampione olimpike në garën e 800 metrave, ka vendosur të ndryshojë disiplinë. Duke nisur nga 30 qershori ajo do të garojë në distancën 3000 metra. Debutimin në këtë disiplinë të re Semenya do ta bëjë në turneun “Prefontaine Classic”, që zhvillohet në Amerikë muajin e ardhshëm. Atletja 28-vjeçare e mori këtë vendim pasi humbi betejën ligjore me Federatën Ndërkombëtare të Atletikës.

IAAF e detyroi atleten të marrë mjekim për të ulur nivelin e testosteronit në trup nëse dëshiron ende të garojë në distancën e 800 metrave. Ose, si alternativë, IAAF i propozoi Semenya të garojë në një distancë tjetër, nga 3000 metra e sipër, ku niveli i lartë i testoreonit nuk ndikon në rezultatin e garës (ose në garat e shpejtësisë, 100, 200 dhe 400 metra). Semenya refuzoi të marrë mjekim, ndaj ka vendosur të ndryshojë disiplinë. Tom Jordan, drejtori i eventit të “Prefontaine Classic”, tha se menaxheri i atletes e ka kontaktuar për t’i kërkuar nëse mund të garojë në distancën e 3000 metrave në këtë turne Jordan ka biseduar me IAAF-in, që i ka dhënë “dritën jeshile” atletes të garojë dhe të masë forcat me koleget e reja të garës së rezistencës.

Këtë sezon, Semenya zbriti më 3 maj në pistë në turneun e Doha, ku garoi në 1500 metra dhe triumfoi. Kjo është gara e saj e fundit në këtë distancë, pasi më 8 maj hyri në fuqi vendimi që sportistet femra që kanë nivel të lartë testosterone, ose do t’i nënshtrohen mjekimit ose do të garojnë në distanca të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...