Halil Sylejmani: I jemi mirënjohës ‘Botës sot’ - Bota Sot
Halil Sylejmani: I jemi mirënjohës ‘Botës sot’

Atletika

Halil Sylejmani: I jemi mirënjohës ‘Botës sot’

Nga: K. G. Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:59
Halil Sylejmani: I jemi mirënjohës ‘Botës sot’

Presidenti i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, tha se gazeta “Bota sot” ka luajtur dhe po luan një rol të madh në përkrahjen e vlerave sportive.  

“Mendoj që e ka pas dhe e ka dhe do të ketë një rol të jashtëzakonshëm, ka qenë përkrah federatës gjithherë, ka ndikuar mjaft në sensibilizimin dhe tërheqjen atletëve apo personave të rinj që të merren me këtë sport, ka popullarizuar atletikën dhe individët, përgjithësi atletikën, që kanë pasur mundësi të gjithë lexuesit e gazetës ‘Bota sot’ që të njoftohen me të arriturat për mbretëreshën e sporteve dhe problemet e shumë çështjeve të padëshiruara që i ka përjetuar federata dhe sporti në përgjithësi.

Andaj unë me shpirt e zemër e uroj që të ketë vazhdimësi dhe punë të ndershme e zhvillim të të gjitha lëmive, në veçanti atletikës.

Ne i jemi mirënjohës ‘Botës sot’ në emër tim dhe federatës që kjo gazetë apo sy e tru të jemi së bashku dhe të arrijmë rezultate sa më të mira. Ju përshëndet juve dhe gjithë stafin punues të kësaj gazete shumë të çmuar e të respektuar nga ne”, thotë Sylejmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...