Sylejmani: Kosova ka humb një veprimtar të shquar të atletikës - Bota Sot
Sylejmani: Kosova ka humb një veprimtar të shquar të atletikës

Atletika

Sylejmani: Kosova ka humb një veprimtar të shquar të atletikës

Nga: K. G. Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:36
Sylejmani: Kosova ka humb një veprimtar të shquar 

Ndërroi jetë ish kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Xhemshit Duriqi, njëherësh edhe ish anëtar i kryesisë së Lidhjes Atletike të ish Jugosllavisë para viteve të 90-ta. Komuniteti i atletikës është i pikëlluar për vdekjen e veprimtarit të shquar të atletikës. Ai ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, tha se Duriqi ka bërë punë të madhe në avancimin e atletikës. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Xhemshit Duriqit, ish kryetar i Lidhjes Atletike të Kosovës para viteve të 90-ta dhe po ashtu edhe anëtar i kryesisë së ish Lidhjes Atletike të shtetit të shpërbërë, Jugosllavisë, po ashtu para viteve të 90-ta.

Z. Duriqi ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e atletikës. Puna e tij në ato kohëra ka reflektuar në masovimin e mbretëreshës së sporteve në Kosovë. Ai ishte vazhdimisht i përkushtuar në themelimin e sa më shumë klubeve dhe në ngritjen e cilësisë.

Përveç si kryetar, ai ka qenë president në Federatën Atletike të Kosovës, që atëkohë njihej si Lidhja Atletike e Kosovës, edhe si anëtar i kryesisë atletike të ish Jugosllavisë, ka bërë çka e mundur për të avancuar atletikën tonë.

Jemi të pikëlluar me vdekjen e Xhemshitit, por veprat e tij nuk do të vdesin kurrë, do të kujtojmë gjithmonë si njeri i përkushtuar, po ashtu për punën e madhe dhe sakrificën që ka bërë për atletikën, posaçërisht për sensibilizimin e saj. Kosova ka humb një veprimtar të shquar sportiv, një veprimtar të devotshëm të atletikës.

Si federatë, si presidenti i këtij asociacionit, në emër të komunitetit të atletikës, ju shprehi ngushëllime familjes së tij”, ka shkruar Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...