Synon titullin e Ballkanit dhe finalen e Botërorit! - Bota Sot
Synon titullin e Ballkanit dhe finalen e Botërorit!

Atletika

Synon titullin e Ballkanit dhe finalen e Botërorit!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2019 Në ora: 19:33
Synon titullin e Ballkanit dhe finalen e Botërorit!

Kosova ka një atlet të talentuar në disiplinat teknike dhe potencial për të ardhmen! Është 16-vjeçari mitrovicas Muhamet Ramadani që bëri senzacion me medalje të artë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) - Baku 2019, që u mbajt para pak ditëve.

Ramadani hodhi gjylen në largësi prej 19.71 metra, kësisoj edhe fitoi medaljen e artë. Ramadani është një brumë i jashtëzakonshëm për mbretëreshën e sporteve në vendin tonë, që me pak investime e punë të madhe mund të arrijë suksese edhe në të ardhmen. Synimet e djaloshit janë që të përparojë edhe më shumë në hedhjen e gjyles dhe të marrë pjesë në garat e nivelit elit. 16-vjeçari tha se e kishte pritur suksesin në Baku, duke u bazuar në punën që kishte bërë me trajnerin e tij në KA Mitrovica.

Ai është krenarë që ka përfaqësuar në mënyrën më të mirë shtetin e Kosovës. “E kam pritur këtë sukses, pasi kemi punuar shumë deri këtu”, tha fillimisht Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot!”. Më tej ka treguar edhe çelësin e këtij suksesit: “Çelësi kryesor ka qenë vetëm puna që kam bërë dhe edhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe rezultati në Baku”.  Atleti i disiplinave teknike thotë se ky sukses është edhe një motiv shtesë për sfidat e ardhshme: “Është një motiv i madh, por e imja është të punojë sa më fortë”. Suksesi në Baku i ka dhënë edhe më shumë kurajo djaloshit, duke pretenduar tani edhe tituj tjerë: “Synoj që të bëhem kampion ballkanik me U-20 dhe të hyjë në finale në Kampionatin Botëror për U-20”, tha Ramadani.  

Cili është më i merituari për këtë sukses? “Familja dhe më së shumti babai, gjithashtu edhe klubi ku garoj”, përgjigjet atleti i talentuar.

Edhe sa metra synoni që ta hidhnin gjylen në largësi? “Nuk e di, pasi që do të dal me gjyle te 6 kg”, tha Ramadani.  Synimet e tija janë që të përgatitet edhe për Lojërat Olimpike 2024 dhe të shënojë sukses. Cilat janë kushtet në klubin Mitrovica? “Mua nuk mundet të me ndihmoj sepse i kam shpenzimet e mëdha”, thotë Ramadani. Në fund tha se, sportit siç është hedhja e gjyles i duhen kushte të posaçme, për të arritur suksese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...