Sa shumë kërkesa për bileta

Atletika

Sa shumë kërkesa për bileta

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:11
Sa shumë kërkesa për bileta

Tokyo 2020 është një nga Olimpiadat më të shumëpritura por edhe më të shtrenjtat. Kërkesa për bileta për Lojërat është e paprecedent shifrat janë vërtet të jashtëzakonshme, e madje nuk bëhet fjalë për tregun e zi por edhe ato të ofruara nga vetë organizatorët. kështu nëse dikush ka problem për të gjetur bileta mund të qëndrojë i qetë, pasi me 60 mijë dollarë, rreth 54 mijë euro mund t’i zgjidhë të gjitha problemet.

Komiteti organizativ i olimpiadës së ardhshme ka vendosur të ofrojë një paketë ekstra luksi që përfshin hyrjen në çeremoninë e hapjes dhe atë të mbylljes, 9 ditë të garave të atletikës, me vende të rezervuar në sektorin më të mirë të sadiumit dhe dreka të cilësisë më të lartë. Gjithsesi për ata që nuk mund të arrijnë këto shifra mund të “kënaqen” me një ofertë prej 1500 dollarësh për një ditë të vetme dhe evente që ngjallin interes më të vogël.

Me kërkesën e jashtëzakonshme për bileta përfiton edhe tregu i zi, që favorizon ata që duan të rishesin biletat e tyre me përfitime të ndjeshme. Shumë të shtrenjta dhe biletat për fluturimet drejt Japonisë, aq sa edicioni i 32-të i Lojërave Olimpike do të jetë më i shtrenjti i gjithë historisë për ata që duan ta ndjekin nga afër. Paketat më te shtrenjta, ofrojnë shampanjë të cilësisë së parë, darka apo dreka të përgatitura nga shefa të famshëm, suvenire të personalizuara, por natyrisht me një çmim prej 60 mijë dollarësh ky mbetet një luks vetëm për pak, pasi janë të rrallë ata që mund t’i lejojnë vetes shpenzime të tilla.

Për njerëzit e zakonshëm, ka një llotari që mban emrin “shansi i dytë” dhe ku rregjistrimet janë mbyllur që të hënën e shkuar. Rishitësit e autorizuar të biletave shpesh e lidhin shitjen e biletave me ato të netëve të qëndrimit në hotel, dhe një hotel me 3 apo 4 yje, një natë kushton nga 1000 deri në 1500 dollarë. Shumë klientë ndërkohë ankohen se ju janë anulluar prenotimet në hotele të ndryshme, pikërisht për të krijuar vend për paketat e shtrenjta.

Kërkesa e madhe për bileta duket se lidhet me popullaritetin e Tokyos si një qytet që konsiderohet i sigurt dhe ideal për të mikpritur Lojërat. Sipas Kingdom, Sports Group, rishitëS zyrtar i biletave, kërkesa është 30 herë më e madhe se ajo e Londër 2012, që deri më tani është konsideruar si pika e referimit për Olimpiadën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat