Atletja e kombëtares së Kosovës, Gresa Bakraçi, rrëmben medaljen e argjendtë në disiplinën 3000 metra me kohën 10:23.37 minuta.
“Ky sukses është pritur pasi që Gresa Bakraçi gjatë këtij edicioni po tregon një formë të shkëlqyeshme.
Federata Atletike e Kosovës, pret nga atletët Musa Hajdari, Astrit Kryeziu dhe Gresa Bakraçi që të kenë një paraqitje sa më të mirë gjatë këtij Kampionatit Ballkanik, duke pasur parasysh formën e jashtëzakonshëm që po tregojë këta atletët.
Federata Atletike e Kosovës ju uron Gresa Bakraçi për suksesin e arritur sot duke i dëshiruar shëndet, mbarësi dhe suksese gjatë këtij kampionati”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.