Sebastian Coe, edhe për katër vite president i IAAF-it

Atletika

Sebastian Coe, edhe për katër vite president i IAAF-it

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 17:26
Sebastian Coe dhe Halil Sylejmani

Sebastian Coe u rizgjodh kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF), në takimin e 52-të të kongresit IAAF që u mbajt dje në Doha të Katarit.

Image

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani i ka ndjekur punimet në Kongresin e IAAF-it. “Sylejmani e uroj rizgjedhjen kryetar të IAAF-it, Sebastian Coe.

Sylejmani po ashtu i uroj Dobromir Karamarinov zgjedhjen anëtar i bordit të IAAF po ashtu edhe te gjithë anëtareve tjerë drejtues për 4 vitet e ardhshme te IAAF”, thuhet nga Federata Atletike e Kosovës.  

Sylejmani ka pasur edhe disa takime të rëndësishme dhe ka biseduar edhe për mënyrën e zhvillimit të atletikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat