Kenianët dominojnë maratonën e New Yorkut

Atletika

Kenianët dominojnë maratonën e New Yorkut

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 00:26
Geoffrey Kamworor

Atletët nga Kenia kanë dominuar të dielën maratonën e famshme të New Yorkut, duke ngadhënjyer në të dyja konkurrencat.

Geoffrey Kamworor triumfoi në konkurrencë të meshkujve, duke vrapuar 42 kilometra e 195 metra me kohë prej 2:08:13 orësh. Për të ishte triumfi i dytë në New York pas atij në vitin 2017.

Kamworor la prapa vetes bashkëkombësin Albert Korir, ndërsa i treti doli etiopiani Girma Bekele Gebre.

Në konkurrencë të femrave triumfoi Joyciline Jepkosgei. Ajo në garën e saj të parë në maratonë triumfoi me kohë 2:22:38 orë, duke lënë prapa kampionen në fuqi Mary Keitany. Keitany po shikonte të fitonte për herë të pestë në New York.

Jepkosgei është rekordmene e botës në 10 kilometra vrapim në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat