Halil Sylejmani po ia bën 8 me 2 të tjerëve, për të 20-tën herë! - Bota Sot
Halil Sylejmani po ia bën 8 me 2 të tjerëve, për të 20-tën herë!

Atletika

Halil Sylejmani po ia bën 8 me 2 të tjerëve, për të 20-tën herë!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 13:07
Halil Sylejmani po ia ftoftë të tjerëve, po e bën për të 20-tën herë!

Pas luftës, në vitin 2001, mbahet gjysmëmaratona e parë ndërkombëtare “Prishtina 2001” në atletikë, nismëtar kush tjetër përveç Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës.

Askush nuk e kishte besuar atëkohë se  gjysmëmaratona do të arrijë shifrën 20 apo dy dekada, pra kjo do të ndodhë në vitin 2020, ku paralajmërohet  një ngjarje edhe më e fuqishme se të tjerat, garë jubilare!

Halil Sylejmani po ia bën 8 me 2 të tjerëve, për të 20-tën herë po e bën këtë organizim të kësaj gare me reputacion ndërkombëtar! Një mrekulli për mbretëreshën e sporteve dhe kjo fal këmbëngulësisë së Halilit, i cili jo që nuk u dorëzua por këtë garë çdo vit e më shumë e fuqizojë sa u rrit edhe numri rekord i pjesëmarrësve!

Halili apo njeriu që dha, po jep dhe ka plane afatgjate për sportin e atletikën!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat