Shehu dha kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e atletikës në Gjakovë

Atletika

Shehu dha kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e atletikës në Gjakovë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:00
Neki Shehu dhe atleti Agron Muçaku

Përpara se të filloi të postoj biografi nga atlet gjinia femërore anëtare të KA ”Vëllaznimi” në Gjakovë gjatë periudhave të ndryshme kohore, më lejoni që së pari të prezantoj një ndër themeluesit e parë të KA Vëllaznimi në Gjakovë. Bëhet fjalë për profesorin e edukatës fizike, zotëri, Neki Shehu, trajnerin e parë pas themelimit të klubit të atletikës “Vëllaznimi” në Gjakovë, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e atletikës në Gjakovë dhe Kosovë.

Nën udhëheqjen e prof. Nekiut u formuan shumë emra atlet cilësor ndërmjet disa gjeneratave, si nga gjinia femrore e po ashtu edhe mashkullore. Nën udhëheqjen e prof. Neki Shehut, klubi atletikës “Vëllaznimi” në Gjakovë në vitet 1970-1980 ishte ndër më të fortit në Kosovë.

Pas regjistrimit tim në klub në fund të vitit 1979 edhe unë si atlet e kisha nderin që hapat e parë në atletikë, tekniken e vrapimit dhe sprintin ti mësoja nga trajneri z. Neki Shehu. Pas demonstratave të vitit 1981 dhe rrethanave politike u pamundësua veprimtaria sportive në përgjithësi.

Filluan obligimet tjera dhe prof. Nekiu gradualisht u nda nga veprimtaria aktive në fund të vitit 1981, megjithëse kohë pas kohe ju bashkangjit klubit si në vitin 1986 në garat republikane të qytetit të Tuzllës. Më pas trajneri Neki Shehu nga profesor i edukatës fizike ju përkushtua jetës shpirtërore pasi ishte pasardhës i një familje me trashëgemi të tarikatit Saadi dhe fitoj titullin Shejh Neki Shehu, kështu duke u bërë mësues dhe udhëheqës i jetës shpirtrore. Shejh Nekiu, jeton dhe vepron në Gjakovë. Me anë të këtij postimi shfrytëzoj rastin të falenderoj nga zemra për gjithë kontributin e tij në zhvillimin e sportit të atletikës në Gjakovë dhe Kosovë, shkruan Agron Muçaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat