Rusia në shok

Atletika

Rusia në shok

Më: 1 maj 2020 Në ora: 15:17
Rusia në shok

Një tjetër goditje e re e rëndë kërcënon atletët rusë për doping. Pas një viti analizash dhe testimesh nga Federata Botërore e Anti-Dopingut (WADA) lëshoi ërezultatet e testeve të reja të dopingut nga 298 atletë nga ky vend

Pasi morën të dhëna nga arkivat e një laboratori antidoping në Moskë vitin e kaluar, hetuesit në Agjencinë Botërore të Anti-Doping u përqendruan në një hetim që përfshinte 298 atletë të cilit ishin nën vëzhgim.

Agjencia zbuloi se atletët vinin nga sportet e menaxhuara nga 27 federata ndërkombëtare, por nuk u bë e ditur se cilat sporte ishin të përfshirë. Sipas presidentit të Federatës Botërore të Anti-Dopingut, Banka Vitold, ky ishte kërkimi më i gjërë dhe më i madh i ndërmarrë ndonjëherë nga kjo organizatë.

WADA tha që nga 298 mostra të testuara, 145 gjetën dëshmi të manipulimit. Por ky numër mund të jetë edhe më i lartë, pasi rezultatet e 57 mostrave të tjera, të cilat WADA i posedon janë e në një laborator të dopingut në Moskë.

“Ky ishte hetimi më i ndërlikuar në histori” tha njeriu i parë i WADA, Vitold Bank, raporton Reuters.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat