Islami: Hap pozitiv stërvitja në ambiente të hapura

Atletika

Islami: Hap pozitiv stërvitja në ambiente të hapura

Më: 15 maj 2020 Në ora: 14:27
Islami: Hap pozitiv stërvitja në ambiente të hapura

Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë dha leje për aktivitetet sportive në ambiente të hapura, për të nxitur aktivizimin e sporteve individuale dhe më vonë edhe ato në grup. Kampionia e Maqedonisë në atletikë, në 400 metra me pengesë, Drita Islami, thekson se këto lehtësime janë pozitive, por se ajo përgatitjet nuk i ka ndalur edhe në kohën e karantinës.

“Edhe gjatë karantinës nuk i kam ndërprerë stërvitjet dhe kam ushtrua edhe në shtëpi, pak në oborr, pak brenda, ndërsa jam munduar më shumë që të vij këtu në park dhe të shfrytëzojë hapësirën. Do të thotë kur ka qenë ajo ora e lejuar policiore, sepse atletika është vrapim në distancë dhe 200-300 metra nuk mund ti gjejmë në shtëpi”, deklaroi për Alsat-M Drita Islami, atlete.

Drita Islami ka theksuar se ka marrë program special të stërvitjeve nga trajneri i klubit të atletikës “Rabotniçki”.

“Unë jam në Rabotniçki dhe kemi 5-6 trajner, mirëpo secili e ka grupin e vet….Në klubin tonë kemi dy programe të ndryshme, sepse disa janë sprinterë të distancave më të gjata dhe më të shkurtra dhe në mbas të asaj në jepet edhe programi”, u shpreh Drita Islami, atlete.

Anulimi i Lojërave Olimpike në Tokio për vitin 2021, I përgjigjen Drita Islamit, e cila do të ketë edhe një vit shtesë për përgatitje, ku duhet të dëshmojë kualitetin e vet dhe të sigurojë biletën e Lojërave Olimpike “Tokio 2021”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat