Rikthehet atletika - Bota Sot
Rikthehet atletika

Atletika

Rikthehet atletika

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:58
Rikthehet atletika

Aktiviteteve kombëtare, që rinisin pas bllokimit për shkak të pandemisë së Covid-19, iu bashkua sot edhe atletika. 

Më konkretisht, Kupa e Shqipërisë mësoi fituesit e saj të rinj. Garat u zhvilluan në pistën e stadiumit “Elbasan Arena”. Federata e Atletikës kishte marrë masat e nevojshme që në hyrje të stadiumit, duke matur temperaturën dhe respektuar distancën. Sa iu përket rezultateve, ato ishin si më poshtë:

Vllaznia triumfoi për meshkuj, teksa la pas me diferencë pikësh Skënderbeun dhe Teutën.
Te femrat, vendin e parë e meritoi Tirana e atletes rekordmene shqiptare Luiza Gega, e cila këto aktivitete po i shfrytëzon në maksimum si përgatitje për lojërat olimpike, që u spostuan për vitin e ardhshëm.

Muhamet Cengeli dhe Luiza Gega u shpallën sportistët më të mirë të aktivitetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat