Rusia 2 ditë kohë për të paguar borxhin - Bota Sot
Rusia 2 ditë kohë për të paguar borxhin

Atletika

Rusia 2 ditë kohë për të paguar borxhin

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:10
Rusia 2 ditë kohë për të paguar borxhin

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) i ka dhënë afat Federatës Ruse të Atletikës (RusAF) deri më 15 gusht që të paguajë borxhin prej 5 milionë dollarësh, plus 1.3 milionë dollarë shpenzime. Në të kundërt rrezikon përjashtimin.

Kjo shumë është gjoba e vendosur për shkelje të rregullave antidoping, në të cilën është përfshirë prej vitesh atletika ruse. Madje atletët rusë, që prej nëntorit 2015, nuk marrin pjesë në asnjë event ndërkombëtar. Vetëm ata që plotësojnë normat dhe kryejnë rregullisht testet mund të garojnë si neutralë.

Gjithsesi, si pasojë e skandalit doping, atletika ruse duhet të paguajë një gjobë të majme, që kishte si afat të fundit datën 1 korrik. Por kjo pagesë nuk u bë, ndaj IAAF vendosi ta shtyjë afatin më 15 gusht.

Ministri rus i sportit, Oleg Matytsin premtoi se do ta kryejë pagesën në datën limit, për t’u dhënë mundësi sportistëve rusë të garojnë në arenën ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat