Vllaznia e Tirana triumfojnë

Atletika

Vllaznia e Tirana triumfojnë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:00
Vllaznia e Tirana triumfojnë

Në mjediset e stadiumit “Elbasan Arena” është zhvilluar Kampionati i 82-të Kombëtar i Atletikës, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë të sportit të “mbretëreshës” në vendin tonë.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Federata Shqiptare të Atletikës u vendos një rekord i ri kombëtar për të rritura, nga Luiza Gega në 10 mijë metra. Ndërsa Heldi Valikaj vendosi rekord të ri kombëtar për 19-vjeçarët në garën e 3-hapshit.

Për pasojë, këta dy sportistë u shpallën edhe si “Atletët më të mirë të turneut”. Për meshkuj, kampion doli Vllaznia, ndërsa për femra, Tirana.

Kampionët meshkuj (2020)

100m, Daniel Guri (Vllaznia, 11”04

110m/p, Ravio Rama (Vllaznia), 15”48

200m, Franko Burraj (Vllaznia), 21”81

400m, Franko Burraj (Vllaznia), 48”51

400m/p, Florian Lata (Tirana), 58”20

800m, Enea Zdrava (Elbasani), 2’00”88

1500m, Rexhino Bardhi (Elbasani), 4’43”21

3000m, Rexhino Bardhi (Elbasani), 10’32”44

5000m, Ilir Këllezi (Skënderbeu), 17’07”76

4x100m, Vllaznia, 43”24

4x400m, Vllaznia, 3’34”10

Së larti, Glenis Haxhia (Vllaznia), 1.80m

3hapsh, Heldi Valikaj (Vllaznia), 15.51m

Së gjati, Muhamet Çengeli (Vllaznia), 7.38m

Disk, Admir Dizdari (Teuta), 40.29m

Gjyle, Adriatik Hoxha (Teuta), 16.02m

Shtizë, Ingri Nelaj (Teuta), 46.50m

Çekiç, Samuel Bishanaku, 18.69m

Renditja ekipore: Vllaznia (208.5 pikë), Skënderbeu (63.5 pikë), Teuta (33 pikë).

Kampionet femra (2020)

100m, Paola Shyle (Tirana), 12”43

100m/p, Melisa Sina (Partizani), 15”79

200m, Iljana Beqiri (Tirana), 25”69

400m, Iljana Beqiri (Tirana), 57”76

400m/p, Sara Myrteza, (Skënderbeu), 1’06”38

800m, Relaksa Dauti (Tirana), 2’16”62

1500m, Redia Dauti (Tirana), 4’34”58

3000m, Rigerta Pjetri (Tirana), 10’56”64

5000m, Rigerta Pjetri (Tirana), 20’15”09

10.000m, Luiza Gega (Tirana), 32’31”69

4x100m, Tirana, 49”34

4x400m, Tirana, 4’06”11

Së larti, Sara Mulaj (Vllaznia), 1.45m

3hapsh, Joana Hazisllari (Teuta), 12.22m

Së gjati, Erisa Rrasa (Vllaznia), 5.90m

Disk, Sibora Blloku (Dinamo), 20.74m

Gjyle, Maria Stillo (Flamurtari), 29.80m

Shtizë, Marsela Luzi (Teuta), 28.15m

Çekiç, Emiliana Ciko (Tirana), 51.13m

Renditja ekipore: Tirana (201 pikë), Skënderbeu (91 pikë), Vllaznia e Partizani (19 pikë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat