Prishtina Virtual Maratonë! Halil Sylejmani: E kemi arritur qëllimin

Atletika

Prishtina Virtual Maratonë! Halil Sylejmani: E kemi arritur qëllimin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:53
Prishtina Virtual Maratonë! Halil Sylejmani: E kemi arritur qëllimin

Gjysmë Maratona Prishtina 2020 nuk u mbajt në muajin prill, për shkaqe të njohura, pandemia – Covid 19. Megjithatë, presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, si gjithmonë këmbëngulës, vendosi që kjo garë ndërkombëtare, më e madhja në  vendin tonë, që të mbahet në fundjavë përkatësisht me 27 shtator.

Për dallim nga Gjysma Maratonat tjera, kjo është krejtësisht tjetër,  Prishtina Virtual Maratonë! Sylejmani e shpjegon më së miri se si mbahet kjo maratonë virtuale, për herë të parë në histori!

“Është diçka e re, për shembull në Kosovë është një garë që nuk është mbajtur asnjëherë deri më sot e këtij niveli dhe e kësaj mënyre, unë me plot të tjerë do të bëjmë këtë dhe të mbetet në histori. Gjysmë  Maratona që nga viti 2001 e deri në vitin 2020 nuk është ndalur asnjëherë së organizuari, gjithherë është organizuar. 

Unë mendoj se kjo mënyrë e organizimit të maratonës 2020, do të bëjmë si federatat simotra, një maratonë e plotë virtuale. Kam bërë thirrje nga jashtë, janë paraqitu bukur shumë atletë, dhe kërkojnë e urojnë me dëshirë që të jetë e suksesshme sepse është garë e posaçme”, tha Sylejmani për gazetën Kombëtare “Bota sot”. 

Më tej Sylejmani tha se gjithçka po shkon mirë dhe qëllimi është arritur. “Unë mendoj se kemi arritur qëllimin që të shkojë mirë kjo ngjarje dhe të paraqiten shumë garues nga të gjitha trevat botërore. 

Kjo maratonë e Prishtinës është e njohur pothuajse në të gjithë botën dhe garuesit që kanë marrë pjesë në maratona e mëparshme janë të njoftuar dhe i njoftojmë edhe të tjerët që të marrin pjesë, sepse është më e lehtë për ta, për garuesit, se ata vrapojnë në vendet e tyre ku jetojnë. Shpenzimet janë minimale dhe do të fitojnë medalje e mirënjohje të maratonës.

Vetëm duhet të lidhen me qendrën e Kosovës, Prishtinën dhe ekziston kodi ku duhet të lajmërojë që e ka filluar garën dhe e ka përfunduar garën. Ne e marrim që ka qenë vrapuesi i maratonës 2020”, përfundoi Sylejmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat