Bolt nis stërvitjen me skuadrën australiane, trajneri: Nuk ka trajtim special - Bota Sot
Bolt nis stërvitjen me skuadrën australiane, trajneri: Nuk ka trajtim special

Atletika

E enjte, 18 tetor 2018

Bolt nis stërvitjen me skuadrën australiane, trajneri: Nuk ka trajtim special

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:05
Usain Bolt

Ish-atleti Usain Bolt ka nisur zyrtarisht fazën përgatitore me skuadrën australiane të Central Coast Mariners, me shpresën që sa më shpejt të debutojë me një ekip profesionist. Rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra, i tërhequr nga atletika një vit më parë, nuk e ka fshehur asnjëherë ëndrrën e tij për të luajtur si futbollist profesionist. Ndaj, ai ka nënshkruar një kontratë me ekipin e Australian A-League një muaj më parë dhe tani ka nisur përgatitjen.

Trajneri i skuadrës, Mick Mulvey u shpreh se pavarësisht famës, Bolt do të trajtohet njësoj si të gjithë futbollistët e tjerë. Kjo periudhë do të jetë një fazë përgatitore, një test për sprinterin xhamajkan dhe pas disa ditësh do të merret vendimi përfundimtar nëse Bolt do të nënshkruajë një kontratë apo jo.

“Unë jam i kënaqur që kam një personazh të tillë në ekip, që do ta stërvis këto ditë. Jam i bindur se Bolt do të tregojë më të mirën e tij për të siguruar kontratën. Nëse gjërat do të funksionojnë, atëherë ai do të sigurojë një kontratë. Nuk do të ketë trajtim special, pasi do të punojë bashkë me pjesën tjetër të skuadrës”, tha Mulvey.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test