Gega: Isha kaq afër medaljes - Bota Sot
Gega: Isha kaq afër medaljes

Atletika

Gega: Isha kaq afër medaljes

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:20
Gega: Isha kaq afër medaljes

Atletja Luiza Gega u rendit në vendin e katërt në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që u mbyll ditën e diel në Berlin, duke iu afruar shumë zonës së medaljeve, por për vetëm 32 të mijëtat nuk ia doli mbanë. Pavarësisht kësaj, paraqitja e atletes kuqezi konsiderohet pozitive edhe pse Gega, në një postim në faqen e saj zyrtare në “Instagram”, deklaron se synonte podiumin.

“Isha kaq afër medaljes, por nuk mund ta marr edhe pse luftova deri në fund. Jam e mërzitur, sepse besoja dhe doja shumë të isha në zonën e medaljeve, por fati nuk ishet me mua. Gjithsesi, jam krenare për atë çfarë kam arritur këtë vit”, thotë Gega.

Atletja liston edhe rezultatet e këtij viti: “Rekord kombëtar, rekord në Lojërat Mesdhetare, kampione Mesdheu dhe vendi i katërt në Europian. Jam e shëndetshme dhe ndihem e fortë dhe në formë. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur”, shprehet Luiza Gega për tifozët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...