Mimoza tregon muskujt në Athinë! Tirroni ngriti dy gishta - Bota Sot
Mimoza tregon muskujt në Athinë! Tirroni ngriti dy gishta

Atletika

Mimoza tregon muskujt në Athinë! Tirroni ngriti dy gishta

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:56
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari, njëherësh edhe kryetare e Partisë Alternativa, është e përkushtuar në sport, sidomos në atletikë. Mimoza me garuesit e klubit të atletikës “Gërmia555” mori pjesë në maratonën ndërkombëtare të Athinës. 

Image

Mimoza dhe Tirroni me dy gishta lartë 

Mimoza me garuesit tjerë bën disa foto atraktive, madje ajo tregoi edhe muskujt sikurse të jetë një sportiste profesionale. Mimoza është një frymëzim për të gjithë atletët e atletet e ‘Gërmisë 555’. Mimoza është një shembull për të gjithë, se krahas politikës merret edhe me sport. Sporti e bën gjithnjë e më të fuqishme Mimozën.  

 Garuesit që morën pjesë Mimoza Kusari – Lila, Ukë Gashi, Tirron Mamusha, Nebahate Maqastena, Armend Mullarama, Jetmir Nuka, Saranda Rexha, Albana Kusari, Florentina Lama, Petrit Hoxha, Bujar Hoxha dhe Rita Zeqiri.

Image

Gërmia 555

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test